Site icon Telegrafi

Kaçanik, nxënësi bie nga kati i dytë i shkollës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një nxënës i shkollës së mesme në Kaçanik ka rënë nga dritarja e katit të dytë dhe është përplasur në tokë.

Kështu thuhet në njoftimin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të dyshuar”, thuhet në këtë komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version