Telegrafi

Kaçanik, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik, ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit B.R., pasi dyshohet për falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamenti i Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri ka kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë”, thuhet në njoftimin për media.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/