Një rast i dhunimit raportohet se ka ndodhur në Kaçanik.
Policia njofton se një femër ka raportuar se përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht gjatë periudhës shkurt-maj 2023.
“Kaçanik Shkurt-Maj 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se, nga i dyshuari mashkull kosovar përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht gjatë periudhës së cekur kohore”, thuhet në raportin policor.
Pas veprimeve policore, me datën 04.07.2023 është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/