Telegrafi

Kabineti i Xhaferit: Guri për ngjarjet e 27 prillit nuk është larguar nga Kuvendi

Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, ka reaguar ndaj konferencës së Aleancës për Shqiptarët, prej ku kërkuan që guri me mbishkrimin “27.04.2017” të qëndrojë gjithmonë në hyrje të Kuvendit, e jo vetëm në përvjetorin e ngjarjeve të përgjakshme.

Nga Kabineti i Xhaferit thonë se guri i cili përkujton ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 qëndron në vendin e njëjtë, që nga viti i kaluar, kur edhe është vendosur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ASH sot në konferencë për shtyp thanë se kanë marrë premtim nga Talat Xhaferi se guri do të qëndrojë gjithmonë në hyrje të Kuvendit.

Lexo po ashtu “27 prilli”, rikthehet “guri” para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Ndryshe, në ditën e sotme para dy viteve, protestues të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” me dhunë u futën në Kuvend dhe sulmuan deputetët dhe gazetetarët të cilët ndodheshin brenda. Më rëndë nga sulmet pësoi deputeti Ziadin Sela, i cili më pas edhe për disa ditë qëndroi në spital.

Theksojmë se pikërisht më 27 prill të vitit 2017 u zgjodh edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi./Telegrafi/