Site icon Telegrafi

Kabineti i Pendarovskit: Abdylfeta Alimi i ka plotësuar kushtet e parashikuara për falje të pjesshme

Për shkak të interesimit më të madh në opinion për amnisti që u publikuan dje, Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski sqaron se personi Abdylfeta Alimi, i cili ka marrë lirim të pjesshëm nga vuajtja e mëtutjeshme e pjesës së mbetur të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tetë muajve, i ka plotësuar kushtet e parapara me Ligjin për amnisti dhe praktikën e vendosur.

Lidhur me amnstinë e Aleksandër Petrovskit, në njoftimin e sotëm sqarohet se ai lirohet plotësisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg, pasi është shtetas me gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën. Nga Kabineti i Pendarovskit thonë se nuk bëhet fjalë për person të kthyer nga fushëbetejat e huaja.

“Faljet si institut janë një nga kompetencat themelore kushtetuese të Presidentit. Ekzistojnë dy lloje të amnistisë, edhe atë të rregullta, gjegjësisht kur individët dhe qytetarët e vendit individualisht dërgojnë Kërkesa për falje në Ministrinë e Drejtësisë, të cilat më pas i dorëzohen Kabinetit të Presidentit, përkatësisht Komisionit të faljes, i cili i shqyrton ato në detaje dhe pastaj ia paraqet propozimet presidentit, kurse faljet në grup janë kategoria e dytë dhe për ta procedura bëhet dy herë në vit, për 2 Gusht – Ilinden dhe festat e Vitit të Ri. Për faljet në grup, propozimet në Ministrinë e Drejtësisë vijnë nga shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese, e jo me kërkesë individuale të personave që vuajnë dënimin”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të presidentit Pendarovski.

Lexo po ashtu Pendarovski fal Abdylfeta Alimin dhe katër të dënuar tjerë

Më pas, sqaruan nga Kabineti, njëjtë si dhe për ato të rregullta, propozimet ngi dorëzon Ministria e Drejtësisë në Komisionin për amnisti të presidentit, e cila i dërgon mendim shefit të shtetit individualisht për secilin rast. Presidenti, në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, e merr vendimin përfundimtar.

Amnistia, thonë nga Kabineti, është institut që ka funksion korrigjues. Veprimet që i shkakton amnistia janë mundësimi dhe përshpejtimi i risocializimit të të dënuarve dhe me këtë edhe realizimin e qëllimeve të dënimit dhe vuajtjes së dënimit.

Exit mobile version