Site icon Telegrafi

Kabineti i kryetarit Ivanov replikon prokuroren speciale Katica Janeva

Kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov ka reaguar ndaj pohimeve të prokurores speciale, Katica Janeva, për jolegjitimitetin e disa institucioneve, përfshirë edhe kryetarin e shtetit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kabineti i konsideron këto pohime si të pabaza, tendencioze dhe e këshillojnë prokuroren speciale që të tregojë të paktën nivel minimal kulture dhe respekti ndaj institucionit të Kryetarit të shtetit, si edhe përgjegjësi ndaj funksionit që ka.

Sipas kabinetit, prokurorja Janeva, me këto deklarime, ka vënë në pikëpyetje edhe legjitimitetin e saj, pasi që është e zgjedhur pikërisht nga, sipas saj, Kuvendi jolegjitim i Republikës së Maqedonisë, dhe se legjitimitetin e saj e ka nga Ligji për Prokurorinë Speciale që është nënshkruar nga, sipas saj, Kyretari jolegjitim./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Janeva: Parregullsitë zgjedhore kanë dhënë përfaqësues jolegjitim në institucione (Video)

Exit mobile version