Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, demanton kumtesën e LSDM-së ku thuhet se “Ivanov në mënyrë të papërgjegjshme po e mbaron mandatin”.
Nga kabineti i kryetarit thonë këto akuza i cilësojnë si tendencioze dhe se këto janë përpjekje për ta diskredituar institucionin e kryetarit të shtetit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Ironi e madhe është që LSDM e akuzon kryetarin Ivanov për punë të papërgjegjshme, kur secilën ditë në opinioni në Maqedoni befasohet nga skandalet dhe lëshimet e shumta, që nxiten pikërisht nga ata”, thonë nga kabineti i kryetarit duke shtuar se kjo është edhe një përpjekje për sulm ndaj kryetarit Ivanov me qëllim të shpërqendrohet vëmendja e publikut nga puna jonormale dhe e papërgjegjshme e partisë në pushtet.
Ata thonë se bëhet fjalë për furnizim sipas planit vjetor, që ka qenë praktikë nga gjithë kryetarët e kaluar në Maqedoni dhe nëpër botë dhe se furnizimet e reja janë furnizime protokollare të cilat janë në përputhje me aktivitetet protokollare të kryetarit duke përfshirë këtu vizitat e delegacioneve të huaja.
“Furnizimet publike të kabinetit të kryetarit janë kryer në mënyrë transparente dhe në sipas ligjeve dhe të njëjtat në mënyrë transparente janë shpallur publikisht”, thonë nga kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov./Telegrafi/