Site icon Telegrafi

Kabineti i Ivanovit: As që është biseduar dhe as që është menduar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kabineti i Presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, hedh poshtë, siç thonë, “vazhdimin e përpjekjeve të dëshpëruara” për ndërhyrjen e Presidentit të Republikës dhe Kabinetit në ngjarjet e 27 prill më vitin 2017.

“Në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, as që është biseduar, dhe as që është menduar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Mendojmë se deklaratat e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, Boris Josifovski, në funksion të një plani të dyshuar për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme më 27 prill të vitit 2017, është edhe një tjetër përpjekje e dëshpëruar për të ndërtuar një skenar për ndërhyrje të pabazuar të Kabinetit të Presidenti i Republikës së Maqedonisë dhe personalisht Presidenti i Republikës së Maqedonisë në ngjarjet e 27 prillit 2017”, thuhet në deklaratën e Kabinetit të Presidentit./Telegrafi/

Exit mobile version