Telegrafi

Kabineti i Ivanovit: Nuk është e vërtetë se kryetari nuk e ka përshëndetur Sheqerinskën dhe Xhaferin (Foto)

Kabineti i kryetarit të shtetit të RM-së, Gjorge Ivanov, ka reaguar ndaj lajmit se ai në Ditën e Armatës, nuk ia ka dhënë dorën për ta përshëndetur ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska dhe kryekuvendarin, Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Është lajm i rrejshëm se kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk është përshëndetur me Radmilla Sheqerinska dhe me Talat Xhaferin në përvjetorin ushtrisë. Habi, por na shqetëson fakti i mos reagimit dhe demantit nga ana e Ministrisë për Mbrojtje të lajmeve të këtilla”, kumtohet nga kabineti i kryetarit të Ivanovit.

Siç thonë ndër të tjera nga Kabineti, Ivanov, pothuajse në çdo datë të rëndësishme kur shënohen ditët e Republikës, Ushtrisë dhe Policisë, ka ndarë medalje për guximin e URM-së.

Ditë më herët, në media ka qarkulluar se në Ditën e Ushtrisë së Maqedonisë, ku kanë qenë të pranishëm zyrtarë të lartë shtetëror, Ivanov nuk e ka përshëndetur ministren Radmilla Sheqerinskën dhe Talat Xhaferin e BDI-së. Por një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pas fotografitë tregojnë të kundërtën. /Telegrafi/