Në lidhje ke deklaratën e Gjykatës Penale Shkupi 1, ku akuzohet kryetari Gjorge Ivanov për ndërhyrje në gjyqësor, Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë konsideron se thirrja e këtij gjyqi për pavarësi dhe ndërhyre në gjyqësor ka për qëllim ta fsheh keqpërdorimin e bërë të informacionit jo të saktë.
“Mos e fshihni përgjegjësinë pas pavarësisë së gjyqit se në bazë të falsifikimit me përmbajtje të pavërteta dhe ndërtimin e rrenave është keqpërdorur kryetari i Republikës së Maqedonisë, sillni vendime për paraburgim dhe zbatoni politikë të paraburgimit”, thuhet në reagimin e Kabinteit.
Nga atje theksojnë se opinioni përmes vendimeve publike për paraburgim u njoftua me përmbajtjen e copy-paste “konfidencial” vërehet që çon në lloj tjetër të përgjegjësisë për sjelljen joprofesionale të lëndëve gjyqësore.
“Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë asnjëherë deri tani nuk ka reaguar në vendimet e gjyqit apo vendime përfundimtare. Konsiderojmë se është koha, dhe në interes të standardeve të BE-së që kërkojnë vendi t’i plotësojë, gjyqësia të mos i fsheh mangësitë e veta pas dyshimit se ndërhyn në pavarësinë e tij. Kabineti i kryetarit të Republikës së Maqedonisë pret përgjigje në kërkesën dërguar deri te kryetari i Gjykatës Penale Shkupi 1, për dërgimin e shënimit zyrtar të MPB-së dhe DSK-së, ku me përmbajtje të rreme tregon dyshim se ndiqen aktivitet e kryetarit të Republikës së Maqedonisë, dhe është përdorur si argument të gjykatës gjatë caktimit të masës së paraburgimit për Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovskin:, thuhet në reagim./Telegrafi/