Telegrafi

Kabashi: Zakonisht Haradinaj në fushatë ashpërson fjalorin ndaj kundër kandidatëve

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, Ramush Haradinaj ka qenë i ashpër me akuza ndaj ish-partnerëve të koalicionit qeverisës.

Analistët kanë komentuar në “Analizën Zgjedhore” paraqitjen e Haradinajt.

Bekim Kabashi ka thënë se Haradinaj zakonisht në fushata e ashpërson gjuhën ndaj oponentëve politikë.

Ai thotë se megjithatë Haradinaj i ashpër ndaj Veselit ka qenë edhe në kohën sa ka qenë në qeverisje, përcjell Telegrafi.

“Ne kemi parë sidomos muajve të fundit të bashkëqeverisjes një tension të madh të raporteve, deri në dorëheqjen e Haradinajt”.

Kabashi ka thënë se për bindjen e tij akuzat në fushatë nuk janë diçka e papritur.

“Tash në fushatë elektorale është më normale të dalin edhe akuza më direkte, siç bëri zoti Haradinaj”.

Analisti thotë se është për t’u vlerësuar qëndrimi i Haradinajt në raport me taksën.

“Pa dashur të jap qëndrimin tim nëse është mirë të mbahet taksa apo jo. Premtimeve të tij se ai do të mbaj taksën unë iu besoj”, tha ndër të tjera Bekim Kabashi./Telegrafi/