Shefqet Kabashi, dëshmitar në Tribunalin e Hagës, i mbijetuar në Masakrën e Burgut të Dubravës dhe protagonisti kryesor i ngjarjes së fundit në përvjetorin e kësaj masakre, ka folur për ngjarjet e luftës, krahun e Ramush Haradinajt dhe Tahir Zemajt, Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së dhe FARK-un dhe rivalitetin mes këtyre të fundit.
“Une kam qenë krah i Ramush Haradianjt gjatë luftës. Dhe ky krah kemi qenë shumë më agresiv karrshi krahut të Tahir Zemës, komandantit të FARK-ut”, ka deklaruar Kabashi në Pressing të TV t7.
“Shtabi i Përgjithshëm në përgjithësi nuk ka qenë kundër krahut të Tahir Zemës, ato ma shumë kanë qenë lojëra politike,” ka thënë Kabashi.
“Në Rrafshin e Dukagjinit FARKU kanë qenë më të organizun, edhe Tahir Zemaj ka dhanë urdhën me u largu. Mirëpo, të njëjtën kohë janë largu edhe ushtarët e Ramushit, përveç Ramushit”, tha Kabashi.
“Unë e kam pshtu Ramush Haradinajn prej burgut, pa marrë parasysh a e ka bo krimin a po jo. Unë kam qenë protagonist kryesor në dobi të Ramushit, sepse nuk kam dëshmu kundër tij në Hagë”, shtoi Kabashi.