Site icon Telegrafi

Vdes personi i lënduar në aksidentin e sotëm te Kroni i Mbretit

Ka vdekur personi që ka pësuar lëndime në aksidentin e sotëm në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, kur një veturë është rrokullisur te Kroni i Mbretit.

Vdekjen e të aksidentuarit e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Nga emergjenca jemi njoftuar se personi i aksidentuar, që është dërguar për trajtim ka ndërruar jetë”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, sot rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit).

Lexo po ashtu Rrokulliset një veturë te Kroni i Mbretit, lëndohet një person

Njësia policore e trafikut ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident) dhe si pasojë e aksidentit një person ishte dërguar për tretman mjekësor

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, ku 12 prej tyre ishin me persona të lënduar./Telegrafi/

Exit mobile version