Pasi që Zinedine Zidane u largua nga Real Madridi, një mundësi për ta drejtuar gjigantin botëror iu dha trajnerit të ri, Julian Nagelsmann, po që e ka refuzuar.
Trajneri 30 vjeçar që është trajner te Hoffenheimi, por do të kalojë pas një viti te RB Leipzing, nuk e kishte parë të rrugës të largohej njëherë nga Bundesliga.
“Nuk është se nuk e mendova gjatë ofertën. Kush do t’ia mbyllte telefonin Real Madridit?”.
“Nuk ka asgjë më të madhe se Real Madrid”.
“Unë jam vetëm 30 vjeç. Nëse karriera ime e stërvitjes evoluon në mënyrë të arsyeshme, mund të kem një mundësi tjetër që të marrë përgjegjësinë në një klub në atë ligë”.
“Përsa i përket familjes sime, nuk ishte koha e duhur për të lëvizur jashtë vendit”m ka thënë Nagelsmann.
Real Madridi ka zgjedhur për trajner të ri Julien Lopetegiun. /Telegrafi/