Shkëlzen Gashi mungon përsëri në listën e Kombëtares së Shqipërisë.
Trajneri italian Gianni De Biasi nuk e ka grumbulluar edhe pse Gashi ka shkëlqyer me skuadrën e tij Colorado Rapids.
Gjithsesi ka qenë vetë italian që ka thënë se dyert nuk janë mbyllur por është vetëm zgjedhje e momentit.
“Është zgjedhje e momentit dhe nuk është zgjedhje përfundimtare”.
“Ka bërë mbrëmë një gol të shkëlqyeshëm por nuk do të thotë që sa herë që shkëlqen me skuadër mund ta bëjë edhe me Kombëtaren”.
“Një tjetër problem është edhe distanca e madhe nga Amerika në Shqipëri, por po e them është vetëm zgjedhje momentale dhe i ka dyert e hapura për të ardhmen”, deklaroi De Biasi në konferencën për shtyp. /Telegrafi/