Evropa ka treshe të sulmeve shumë të njohura nëpër skuadrave mëdha, por ajo e Lyon po tregon formë të lartë.
Nabil Fekir, Mariano dhe Memphis Depay, janë kthyer në sensacion pasi kanë shënuar 26 gola në Ligue 1.
Shifra më të larta se sulmi i Paris Saint-Germain i përbërë nga Kylian Mbappe, Edinson Cavani dhe lojtari më i shtrenjtë në histori, Neymar.
Mariano erdhi nga Real Madridi dhe po ndjehet mirë në Francë, duke e bërë edhe Fekirin t’i tregojë aftësitë e tij.
Pas tyre vjen sulmi i Manchester City që udhëheqet nga Pep Guardiola.
Sergio Aguero, Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling kanë shënuar së bashku 22 gola.
Në fundjavë Lyon shënoi fitore të thellë me rezultat 5-0 ndaj Saint-Etienne, me tre sulmuesit që gjetën rrjetën.
Lyon nuk është skuadra që ka shënuar më së shumti në Evropë, pasi kanë shënuar 32 gola deri më tani, pasi treshja e tyre kanë shënuar 81.25 për qind të golave. /Telegrafi/
Golat e shënuara
Fekir – 11 gola
Mariano – 9 gola
Depay – 6 gola
https://www.youtube.com/watch?v=sjZ7CrCwmRA