Telegrafi

“Ka shumë të vdekur”, fjalët e para të zjarrfikësve që arritën në vendin ku u aksidentua autobusi në Venedik – që humbën jetën 21 persona

Numri i viktimave në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Venedik të Italisë, ku një autobus ka rënë nga ura mbi shinat e trenit, ka shkuar në 21.

Tragjedia ndodhi pak pas orës 19:30 kur autobusi me turistë ra nga ura e lartë 10 metra dhe përfundoi në shinat e trenit, ku si pasojë u përfshi nga zjarri dhe u dogj i tëri.

Në mesin e viktimave janë të paktën dy fëmijë, ndërsa të lënduar 12, ku disa prej tyre po luftojnë për jetë, transmeton Telegrafi.

Pesë tjerë po konsiderohen si të zhdukur, ndërsa pesë fëmijë janë hospitalizuar. Në anën tjetër, autoritetet e atjeshme kanë bërë të ditur se kanë nxjerr trupin e shoferit të autobusit.

Mediat italiane raportojnë se në autobus gjendej një grup ukrainas, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë gjetur pasaporta të shteti gjerman.

Thuhet se autobusi kishte thyer rrethojën mbrojtëse dhe kishte rënë në shina të trenit. E autobusi ishte me metan dhe në momentin që pati kontakt me kabllot elektrike u përfshi nga zjarri.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekipet e zjarrfikësve kanë alarmuar kolegët e tyre në bazë duke ua bërë me dije se “ka shumë të vdekur”. /Telegrafi/