Drejtori sportiv i Sevillas, Joaquin Caparros, e ka konfirmuar se klubi dëshiron ta blejë përfundimisht sulmuesin Andre Silva
Fillimi ka qenë i mbarë për portugezin që ka shënuar në kampionat, por edhe me Portugalinë është në rrugën e duhur.
Por ende varet nga paraqitja e portugezit gjatë këtij sezoni në La Liga.
Andre Silva u transferua në ditët e fundit të afatit kalimtar nga Milani si huazim me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro.
Në ndeshjet e para të luajtura me skuadrën andaluziane, Silva ka bërë paraqitje të mira.
Ai në ndeshjen e parë ndaj Rayo Vallecanos ka arritur të shënojë tre gola.
Sevilla njihet si skuadër që e nxjerrë në pah sulmuesin, pasi e pëlqen lojën ofensive. /Telegrafi/