Telegrafi

Ka shkëlqyer me Kolumbinë në Botëror, Mina po kërkohet nga 10 skuadra

MOSCOW, RUSSIA - JULY 03: Yerry Mina of Colombia reacts during the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Colombia and England at Spartak Stadium on July 3, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Alex Morton/Getty Images)

Yerry Mina ka qenë njëri nga mbrojtësit më të dalluar në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Mbrojtësi kolumbian ishte ndër lojtarët më të dalluar tek skuadra e tij në ndeshjet që i ka zhvilluar.

Edhe pse pozita e tij është qendërmbrojtës, lojtari ka arritur të shënojë tre gola në po aq ndeshje.

Por edhe pas paraqitjeve të mira me Kolumbinë, lojtari nuk e ka të sigurt një vend në formacionin bazë te Barcelona.

Kësisoj kjo ka bërë që për të të shprehin interesim skuadrat e mëdha evropiane.

Liverpool dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat më të interesuara për të.

Ndërkohë në garë mbesin edhe ekipet tjera angleze si Everton, Newcastle United e Tottenham Hotspur.

Yerry Minaf  (Getty Images)

Bayer Leverkusen në Bundesliga si dhe Olympique Marseille dhe Monaco në Francë po e duan lojtarin.

Skuadrat e lartpërmendura janë të gatshme të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për transferimin e lojtarit.

Ndërkohë opsion mbetet për Barcelonën edhe huazimi te Sevilla ose Valencia që gjithashtu po e duan Minan. /Telegrafi/