Telegrafi

A i ka realizuar fantazitë seksuale dhe si i drejtohet Mihrijes kur është nervoz? Naim Abazi përgjigjet në 60 sekonda

Naim Abazi (Foto: YouTube)

Këngëtari i njohur, Naim Abazi, ka qenë këtë javë i ftuar në intervistën më të shkurtër të emisionit “Prive”.

Në vetëm 60 sekonda, ai është përgjigjur në shumë pyetje duke treguar disa detaje edhe nga privatësia e tij.

Ai befasoi me përgjigjen kur tha se i drejtohet me fjalën “Zemër” bashkëshortes së tij, Mihrije Brahës, kur raportet mes tyre janë të tensionuara.

Një këngë dedikuar nënës dhe një intervistë me Donald Trumpin janë dëshirat e tij të parealizuara.

Në sekondat e fundit të intervistës, këngëtari dhe moderatori i njohur nuk shpëtoi pa iu përgjigjur disa pyetjeve provokuese.

I pyetur nëse ka ëndrra seksuale ai tha se “nuk e din”, ndërsa refuzoi të përgjigjet në pyetjen se a i ka realizuar të gjitha fantazitë seksuale.

Përndryshe, ai ceku sa sakrifica më e madhe që ka bërë për artin, ka qenë dorëheqja nga mjekësia. /Telegrafi/