Gwyneth Paltrow është e emocionuar që ish i dashuri i saj, Ben Affleck, e ka gjetur lumturinë e përjetshme me Jennifer Lopez.
Kur një fans e pyeti Paltrow në pyetje dhe përgjigje në InstaStory se si ndihej për çiftin, themeluesja e “Goop” u përgjigj: “Dashuri, shumë romantikë. Shumë e lumtur për ta”.
Affleck, 49-vjeçar, dhe Lopez, 52-vjeçe, u martuan fshehurazi në një martesë të vogël në Las Vegas më 16 korrik, gati dy dekada pasi ata anuluan fejesën e tyre të parë në 2004.
Këngëtarja e “Jenny From the Block” dhe regjisori i “Argo” u bashkuan sërish në prill 2021 pasi ajo u nda nga ish i fejuari, Alex Rodriguez.
Romanca e rindezur u quajt “Bennifer 2.0” dhe Paltrow, e cila ishte në lidhje me Affleck nga viti 1997 deri në 2000, ka qenë gjithmonë një mbështetëse e madhe e tyre.
Në shtator të vitit 2021, kur Lopez dhe Affleck bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit të Venecias, ylli i “Shallow Hal” komentoi një foto të çiftit në rrjete sociale.
Ajo gjithashtu tregoi në intervistën e vitit 2015 se romanca përfundoi sepse Affleck nuk ishte “në një vend të mirë në jetën e tij për të pasur një të dashur”.
Që nga ndarja e tyre, Paltroë ka ecur përpara me një sërë lidhjesh të tjera.
E njëjta ishte e martuar me këngëtarin e “Coldplay”, Chris Martin nga 2003 deri në 2016 dhe u martua me burrin e saj aktual, Brad Falchuk, në 2018. /Telegrafi/