Telegrafi

Ka përfunduar sezoni i Pjanic në Serie A – ai është i pezulluar në xhiron e fundit

Miralem Pjanic (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Komisioni Disiplinor ka konfirmuar se Miralem Pjanic e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në Serie A, para transferimit te Barcelona.

Mesfushori i Juventusit është përfshirë në listën prej 11 lojtarëve të pezulluar për xhiron e fundit të kampionatit italian për sezonin 2019/2020.

Zonja e Vjetër në xhiron e 38-të luan kundër Romës, ndërsa Giallorossët nuk e kanë në dispozicion Gianluca Mancinin.

(Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Cagliarit do t’i mungojë Marko Rog në ndeshjen e të shtunës, ndërsa Milanit do t’i mungojë sulmuesi Ante Rebic.

Trajneri i Genoas, Davide Nicola, do ta përcjellë ndeshjen kundër Hellas Veronas nga tribunat.

Bartosz Bereszynski (Sampdoria), Lyanco (Torino), Soualiho Meite (Torino), Pedro Obiang (Sassuolo), Andrea Papetti (Brescia), Nehuen Paz (Lecce) dhe Rachid Ghezzal (Fiorentina) – e kompletojnë listën. /Telegrafi/