Telegrafi

A ka përfunduar aventura e Hazardit dhe Coutinhos në La Liga?

Futbolli tashmë është akomoduar në atë që duhet shpenzuar shuma të mëdha për të transferuar lojtarët më në formë.

Eden Hazard dhe Philippe Coutinho janë dy shembuj të transferimeve më majme që nuk kanë funksionuar respektivisht te Real Madridi dhe Barcelona, dhe asnjë nga lojtarët nuk po tregon shenja të ndryshimit të gjërave.

Të dy e gjejnë veten në situata shumë të ngjashme, pasi u larguan nga Anglia si dy nga lojtarët më të mirë të Ligës Premier vetëm për të dështuar më pas në La Liga, dhe secila nga kalimet i pa dy klubet të paguajnë mbi 100 milionë euro.

Eden Hazard

Belgu mbërriti në Real Madrid si shpresa e madhe e epokës së tyre pas Cristiano Ronaldos, me Los Blancos që shpenzuan 100 milionë euro për ta larguar atë nga viti i fundit i kontratës së tij me Chelsean.

Por, ai ka pasur shumë probleme me lëndime që nga kalimi në vitin 2019, dhe ai vështirë se është paraqitur nën Carlo Ancelottin këtë sezon. Dy paraqitjet e tij të fundit në La Liga grumbullohen për 12 minuta në fushë dhe ai kurrë nuk shkeli në fushë për në El Clasico.

Vlera e tij në treg ka rënë në mënyrë dramatike, me Transfermarkt që tani e vlerëson atë në vetëm 25 milionë euro.

Philippe Coutinho

As Barcelona nuk i shpëton gishtave akuzues, pasi ka shpenzuar 120 milionë euro dhe 40 milionë më shumë në bonuse për ta nënshkruar si një nga zëvendësuesit e Neymarit.

Kur mbërriti në Camp Nou, vlera e tij në treg ishte rreth 150 milionë euro, por tani është rreth 14 milionë, pasi ai ka qenë kryesisht anonim që nga ajo lëvizje fatkeqe.

Ardhja e Xavi Hernandez në Camp Nou nuk duket se ka bërë shumë për shanset e tij, pasi ai tashmë ka pasur më shumë se kohë të mjaftueshme për të impresionuar ata në klub, nga tifozët te anëtarët e bordit. /Telegrafi/