Erling Haaland është ylli i madh i Manchester Cityt, por ai mund të largohet nga klubi anglez për t’iu bashkuar Real Madridit.
Këtë e zbulon Sky Sports, i cili siguron se sulmuesi është tërhequr nga ideja për të nënshkruar me ekipin mbretëror.
Sipas mediumit, mes dy palëve ka një interesim të ndërsjellë për një transferim të mundshëm të lojtarit te Real Madrid.
24-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro në kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2027.
Për momentin, sipas Sky Sports, City tashmë i ka sytë te Viktor Gyokeres i Sporting Lisbonës si zëvendësues i norvegjezit.
Emri i Erling Haalandit ka kohë që është i lidhur me Real Madridi , por tani për tani ka mbetur përfolur.
Tani, ato mund të bëhen realitet dhe në Angli theksojnë se mund të jetë në verën e vitit 2025.
Një nga pjesët kyçe të kësaj lëvizjeje të mundshme mund të jetë e ardhmja e Pep Guardiolas, i cili gjithashtu mund të largohet nga City në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/