Site icon Telegrafi

Ka oferta për Kamer Qakën, skuadra rumune i cakton çmimin e largimit

Mesfushori nga Kosova, Kamer Qaka ditë më parë bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Shqipërisë.

Në ndeshjen miqësore ndaj Turqisë, Qaka u inkuadrua në lojë nga Christian Panucci që mbeti shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarit.

22-vjeçari po luan me mjaftë sukses në kampionatin rumun tek CSM Poli Iasi dhe tani për të ka oferta.

Edhe pse e ka marrë si futbollistë të lirë, Poli Iasi pret të fitojë nga shitja e Qakës jashtë kampionatit rumun.

Qaka gjatë një ndeshje në kampionatin rumun

Kanë qenë drejtuesit e klubit që kanë zbuluar për mediat rumune se ka oferta për lojtarin.

Është skuadra e njohur portugeze Sporting Braga që ka shfaqur interesim ashtu si CSU Craiova në Rumani.

Përveç dy skuadrave të lartpërmendura në garë për lojtarin mbetet edhe gjiganti rumun CFR Cluj.

Për ta lënë të lirë reprezentuesin shqiptar, Poli Iasi po kërkon një milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version