Site icon Telegrafi

Ka njëzet vjet e martuar me Will Smithin, Jada: Kam qar derisa shkoja drejt altarit të martesës

Aktorja Jada Pinkett Smith është e martuar që 20 vjet me aktorin, Will Smith.

Pasi zbuloi se kishin vështirësi në martesë në emisionin e showit “Red Table Talk”, bukuroshja pranoi se nuk ishte e lumtur pikërisht në ditën e dasmës së tyre të vitit 1997.

“E dija që nuk duhet të martohesha”, tha aktorja 47-vjeçare. Jade ishte atëherë në muajin e tretë të shtatzënisë.

Will dhe Jada Pinkett Smith (Getty Images)

“Tremujori i parë i shtatzënisë ishte shumë i vështirë për mua. U mërzita që duhej të martoheshim, bërtisja gjithë kohën ndërsa isha duke ecur drejt altarit”, pranoi ajo.

“Unë kurrë nuk pajtohem me rregullat e përshkruara nga martesa … Thjesht nuk pajtohem me këto rregulla. Termi” grua “dhe i gjithë përkufizimi i një bashkëshorte në martesë. Nuk jam ai person”, zbuloi ajo.

Lexo po ashtu Will Smith flet për herë të parë rreth krizave të kaluara martesore

Jade zbuloi se dasma ishte bërë vetëm për të kënaqur nënën e saj, dhe në fakt ajo dhe Smith dëshiroin të martoheshin në mal.

Ndryshe, çifti është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version