Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka një karrierë tejet të suksesshme muzikore.
Megjithatë krahas kësaj, reperi nga Ferizaj është edhe baba i një vajze nga lidhja e mëparshme me reperen, Loredana.
Çifti që ishin bashkë për shumë vite tashmë kanë ndarë rrugët dhe e vetmja gjë që i lidh tani është e bija e tyre, ndaj të cilës ata janë tejet të përkushtuar.
Por, reperi ndonëse prej kohësh nuk e ka komentuar statusin e tij aktual, së fundmi tha se e në të ardhmen dëshiron të bëhet baba sërish.
27-vjeçari realizoi një pyetësor me fansat në Instagram ku edhe iu përgjigj disa prej pyetjeve më interesante të tyre.
Ajo që mori vëmendje ishte kur njëri nga ta e pyeti nëse e mendon të bëhet baba përsëri, teksa Mozzik u përgjigj duke thënë shkurt: “Po more”.
Ndërkaq, kujtojmë kënga e tij e fundit e publikuar në shtator I kushtohet pikërisht vajzës së tij, Hana.
Kënga mban titullin “Të dua” dhe deri më tani ka arritur të grumbulloi mbi 11 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube. /Telegrafi/