Joao Cancelo është një lojtar i ri i Barcelonës pasi tanimë është arritur marrëveshja totale mes palëve.
Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshjen finale për transferimin e Joao Cancelos në Camp Nou.
Portugezi ka qenë dëshira kryesor e katalunasve për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ai më në fund do t’i bashkohet Barçës.
Fabrizio Romano ka njoftuar se tanimë marrëveshja totale mes palëve është arritur dhe po shkëmbehen dokumentet për të nënshkruar.
Joao Cancelo do të udhëtoj sonte drejt Barcelonës për të kryer testet mjekësore dhe për tu prezantuar si lojtar i ri i katalunasve.
Ka një marrëveshje për huazimin e Cancelos te Barcelona me klubin katalunas që do ta ketë opsionin e blerjes në fund të sezonit.
Portugezi edhe më parë kishte shprehur dëshirën për të luajtur me Barcelonën dhe ishte dëshira e madhe e trjanerit Xavi Hernandez. /Telegrafi/