Telegrafi

Ka një klauzolë largimi në verë, mësohet se ku do të transferohet Bernardo Silva

Bernardo Silva zgjati muaj më parë kontratën me Manchester Cityn deri në verën e vitit 2026.

Megjithatë mesfushori i avancuar portugez ka vendosur edhe një klauzolë largimi nga City dhe ajo klauzolë mund të thyhet në afatin kalimtar të verës.

29-vjeçari ka shtatë vite që është pjesë e Manchester Cityt dhe ka vendosur të largohet në verën e këtij viti për të provuar një aventurë të re.

Lexo po ashtu Barcelona është ende e interesuar për Bernardo Silvan

Përkundër se është një nga futbollistët më të rëndësishëm të Pep Guardiolës, Bernardo Silva do të largohet nga kampion aktual i Evropës për ta vazhduar karrierën në Ligue 1.

Mediat në Angli dhe Francë kanë raportuar se PSG do ta paguajë klauzolën e Bernardo Silvas e cila është 50 milionë funte (58 milionë euro) dhe do ta transferojnë atë në Parc de Princes.

Lexo po ashtu Bernardo Silva tregon se u tundua nga ofertat saudite, por një gjë e ndaloi

Interesim për reprezentuesin portugez ka shfaqur edhe Barcelona, por katalunasit nuk janë në gjendje të paguajnë klauzolën e tij shkaku i problemeve financiare.

Silva këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje ku ka realizuar tetë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në të gjitha garat. /Telegrafi/