Site icon Telegrafi

Ka një arsyeje të fortë pse Man Utd është favorit për të nënshkruar me Joshua Zirkzee

Joshua Zirkzee do të largohet nga Bologna gjatë afatit kalimtar veror dhe e ardhmja e tij duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Sulmuesi holandez është një nga lojtarët që bën diferencën në Itali, ndonëse prej javësh është në interes të skuadrave të mëdha nga i gjithë kontinenti për shkak të cilësisë dhe projeksionit të tij të madh.

Joshua Zirkzee ishte një nga arsyet që Bologna arriti në Ligën e Kampionëve që do të luajë sezonin e ardhshëm. Ndër të tjera, golat e tij ishin përcaktues në realizimin e planit të Thiago Mottas dhe vendosjen e shumë ndeshjeve sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Do ta paguajë klauzolën e lirimit prej 40 milionë euro, Milani ka njoftuar Bolognan për yllin e tyre

Me 12 gola dhe 6 asistime në 37 ndeshje, holandezi ka bërë për vete shumë klube të mëdha, megjithatë Manchester United aktualisht janë favoritë për të nënshkruar me të.

Milani ishte duke i prirë garës për t’i siguruar shërbimet e holandezit, megjithatë ata tanimë kanë hequr dorë shkaku i çmimit të lartë.

Lexo po ashtu Ishte me pushime në Disneyland, por mori një ftesë për të ardhur urgjentisht në Euro 2024

Klauzola e largimit të tij nga Bologna është 40 milionë euro, shumë që ishte gati ta paguante edhe Milani, por jo edhe komisionet.

Nga ana tjetër United është gati të paguaj rreth 15 milionë euro komisione dhe duket se nënshkrimi me Zirkzee është një formalitet që do të zyrtarizohet pasi holandezi të largohet nga Euro 2024. /Telegrafi/ 

Exit mobile version