Telegrafi

Ka nisur Festivali i Kanës, ndërsa Eva Longoria merr gjithë vëmendjen

Eva Longoria (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Ka filluar Festivali i Kanës dhe yjet e mëdha kanë ecur nëpër tepihun e kuq. Bukuroshet e famshme janë paraqitur me fustane mbresëlënëse, por vëmendjen e ka marrë Eva Longoria.

Edicioni i 72-të i këtij festivali është hapur me premierën e filmit “The Dead Don’t Die”, ndërsa ka grumbulluar emra të njohur botëror të filmit.

Eva Longoria (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Dhe siç ndodh rëndom, rëndësi të madhe i jepet dukjes së femrave të famshme të ekranit që parakalojnë në tepihun e kuq.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eva Longoria

Ylli i dikurshëm i serialit “Desperate Housewives” është shfaqur mahnitëse duke bërë që fokusi i aparateve të jetë tek ajo.

Eva Longoria (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)

Me një fustan të hapur në pjesën e shpatullave dhe që ekspozonte këmbët, Longoria ka bërë që gjithë sytë të jenë tek ajo. /Telegrafi/

Eva Longoria (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

 

Eva Longoria (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)