Ditën e diel ka filluar edicioni i 11-të i “Rally Albania”, në të cilin marrin pjesë dhjetëra pilotë shqiptarë dhe të huaj.
Nisja e etapës së parë u bë nga sheshi “Skënderbej”.
“Rally Albania” do të ketë shtatë etapa dhe do të zhvillohet në 70 për qind të territorit të Shqipërisë.
Ky edicion i “Rally Albania” do të mbyllet në datën 13 qershor. /TCH/