Telegrafi

Ka ngordhur derri më i famshëm në botë: I kishte mbijetuar tërmetit dhe qëndrimit prej 36 ditësh nën rrënoja

Tërmeti i vitit 2008 në Kinë vrau rreth 90,000 njerëz. Derri u gjet nën rrënoja pas më shumë se 36 ditësh dhe u bë një simbol i vullnetit për të jetuar. Për 13 vitet e ardhshme ai jetoi në një vend ku kujdeseshin për të vazhdimisht.

Derri më i famshëm në Kinë ngordhi të enjten. Zhu Jianqiang, ose në përkthim, ‘Derr i fortë’, i mbijetoi një tërmeti të fortë me madhësi 7.9 të shkallës Rihter në vitin 2008 dhe u varros nën rrënoja për 36 ditë, transmeton Telegrafi.

Tërmeti vrau rreth 90,000 njerëz, dhe derri u bë më pas një simbol i dëshirës për të mbijetuar. Dëshmitarët që e gjetën atë nën rrënoja i thanë medias kineze se ai kishte humbur shumë peshë dhe dukej më shumë si një dhi.

Për 13 vitet e ardhshme ajo jetoi në një vend ku përkujdeseshin për të, dhe ai u bë një atraksion turistik. Derri i famshëm u bë “kafsha e vitit” kineze për shkak të vullnetit të saj të fortë.

Përdoruesit e rrjetit social kinez Weibo po i thonë lamtumirë derrit më të famshëm në histori.

“Ishte një kafshë e fortë, jo vetëm sepse i mbijetoi tërmetit, por sepse jetoi edhe për 13 vjet”, është një nga komentet, raporton APF. /Telegrafi/