Telegrafi

Ka ndërruar jetë një person në Aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se të mërkurën rreth orës 17:00, një grua është gjetur pa shenja jete në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP).

Këtë e kanë konstatuar shërbimet mjekësore që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Femra që ka ndërruar jetë ka qenë 76 vjecare.

“Janë njoftuar edhe njësitet dhe ekipet relevante policore për t’i kryer procedurat e nevojshme ligjore”, thuhet më tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/