Mediat italiane njoftojnë se fituesi i Kupës së Botës të vitit 1982, legjenda e Italisë dhe fituesi i Topit të Artë, Paolo Rossi ka ndërruar jetë në moshën 64 vjeç.
Ka qenë gruaja e Rossit, Federica Cappelletti që konfirmoi lajmin në rrjetet sociale.
Tifozët, shokët e skuadrës dhe miqtë e Paolo Rossi po kujtojnë legjendën e Italisë dhe fituesin e Topit të Artë në rrjetet sociale.
Gjatë karrierës së tij, sulmuesi luajti për klube si Juventusin, Como, Vicenza, Perugia, Milan dhe Hellas Verona, ndërsa u pensionua në vitin 1987.
Sidoqoftë, ai ishte heroi i Italisë në Kupën e Botës 1982 ku Rossi shkroi emrin e tij në librat e historisë.
Ai shënoi 20 gola në 48 ndeshje për Azzurrët, duke përfshirë gjashtë në Botërorin e vitit 1982 në Spanjë.
Hat-triku i tij për të mposhtur Brazilin 3-2 është legjendar, i ndjekur nga dy gola për të mposhtur Poloninë 2-0 në gjysmëfinale dhe gjetjen e rrjetës në triumfin final 3-1 kundër Gjermanisë Perëndimore.
Këto paraqitje bën që ai të fitonte “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 1982 dhe si pasojë ta marr edhe “Topin e Artë” të vitit 1982 si Lojtari Evropian i Vitit.
Rossi ishte top shënues i Serie A në sezonin 1977-78 me 24 gola, fitoi Kupën e Fituesve të Kupave në 1984, UEFA Supercup në 1984-85, Kupën e Evropës me Juventusin në 1985 dhe dy tituj të Serisë A në 1982 dhe 84. /Telegrafi/