Telegrafi

Ka ndërruar jetë ish-basketbollisti Dashnor Hadri

(Foto: basketbolli.com)

Të dielën ka ndërruar jetë Dashnor Hadri, ish-basketbollist i Prishtinës dhe anëtar i Bordit të KB Prishtinës pas luftës.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare, shkruan në njoftimin e FBK-së.

Hadri gjithashtu ka qenë Drejtor Ekzekutiv i KB Universiteti (Femrat) në edicionin 2003/04, ku me sukses e ka udhëhequr skuadrën prishtinase në Ligën Rajonale Trocal, duke e siguruar një vend në “Play-off” në vitin e parë të paraqitjes në mesin e skuadrave shumë të forta kroate dhe boshnjake.

Hadri ka qenë adhurues i madh i basketbollit, derisa kontributin e tij e ka dhënë në basketbollin e femrave dhe të meshkujve.

Dashnori do të kujtohet si një njeri i urtë dhe i dashur për të gjithë.

(Foto: basketbolli.com)