Telegrafi

Ka ndërruar jetë Arben Delaj, këngëtari i muzikës popullore nga Malësia e Madhe

Është ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare këngëtari i njohur i muzikës popullore të Malësisë së Madhe, Arben Delaj.

Në bazë të informacioneve të para të policisë, BalkanWeb mëson se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta është bërë një infarkt.

Këngëtari sapo kishte dalë nga shtëpia kur është ndier keq dhe ndonëse i është dhënë ndihma e menjëhershme ka qenë e pamundur të parandalohet më e keqja.

Së fundmi, Delaj mbante edhe detyrën e përgjegjësit të Artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Malësinë e Madhe.

Ai është vlerësuar si një nga këngëtarët më të spikatur jo vetëm në Malësi të Madhe, por edhe në të gjitha trevat e tjera shqiptare dhe në diasporë.

Këngëtari Arben Delaj la pas tre fëmijët e tij, bashkëshorten, të afërmit, por edhe admiruesit e shumtë të këngës së tij.