Site icon Telegrafi

Ka vdekur i alivanosuri të cilin s’e ndihmoi askush në rrugën Gjilan-Ferizaj

Personi për të cilin u raportua të jetë alivanosur gjatë ditës së sotme në rrugën Gjilan-Ferizaj, mësohet se ka ndërruar jetë.

Lexo po ashtu “Solidariteti” në Kosovë: I moshuari alivanoset, kush nuk ndalet t’i ofrojë ndihmë (Video)

Në kontakt me Policinë Rajonale të Gjilanit, portalit Koha.net i është konfirmuar se i ndjeri ka ndërruar jetë rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm.

“Viktima është dërguar në Spital, ndërsa atje kanë konstatuar se ka qenë pa shenja jete”, ka thënë Hashani.

Viktima është shqiptar, me prejardhje nga Maqedonia, i vitit të lindjes 1954. /koha.net/

 

Exit mobile version