Telegrafi

Ka marrëveshje totale, Paredes dhe Sanches sot zbarkojnë në Romë për testet mjekësore

Roma ka arritur t’i sigurojë dy mesfushorët e Paris Saint Germain, Renato Sanches dhe Leandro Paredes.

Marrëveshja totale është arritur mes dy klubeve dhe Giallorosët do t’i presin dy mesfushorët sot në kryeqytetin italian.

Në fakt të dy futbollistët sot në ora 12:00 do të zbresin në kryeqytetin italian, ku pastaj do t’i kryejnë testet mjekësore.

Lexo po ashtu Roma siguron Paredes, por në vështirësi me PSG-ën për Renato Sanches

Paredes do t’i bashkohet Romës si transferim i përhershëm me një kontratë dy vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër nga e cila do të fitoj 4,5 milionë euro në sezon.

Ndërkohë mesfushori portugez Renato Sanches është si huazim një vjeçar ku Roma ka opsionin e blerjes për 15 milionë euro, blerje që bëhet obligative në rast se reprezentuesi portugez luan 60 për qind të ndeshjeve.

Lexo po ashtu Arsyeja se përse Mourinho është "Special One": Largoi lojtarin e Romës nga loja në përballjen me Partizanin për të qenë më korrekt

Pasi kanë kryer tanimë përforcimet në mesfushë, Giallorosët janë shumë pranë të bëjnë një tjetër godite, për ta transferuar Duvan Zapatan nga Atalanta.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi është çështje orësh ose më së largu ditësh. /Telegrafi/