Site icon Telegrafi

Arrihet marrëveshje në mes HM-së dhe të punësuarve

Gjoko Ilievski, anëtari i Bordit të Hekurudhave të Maqedonisë ka informuar se është arritur marrëveshje me të punësuarit në këtë institucion pasi dje është paguar gjysa e pagës së mbetur për të punësuarit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pas mbledhjes në mes sindikatës së punëtorëve të Hekurudhave të Maqedonisë dhe bordit drejtues është sjellë vendim që pagat e muajit janar të paguhen në gjysën e vlerës ndërsa gjysa tjetër të paguhet në ditët e ardhshme.

Nuk ka ende informacione se a do të kthehen të punësuarit në vendin e punës por është zhbllokuar protesta dhe bllokimi i hekurudhave. /Telegrafi/

Exit mobile version