Kenan Yildiz është sensacioni i ri turk që dhe Juventusi ka një xhevahir në radhët e veta.
Bëhet fjalë për sulmuesin e ri të Juventusit, i cili deri më tani ka luajtur tre ndeshje për kombëtaren turke, dhe debutoi në fitoren ndaj Kroacisë (1:0) në Osijek në tetor.
Yildiz ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2027, ndërsa në klub ka mbërritur në verën e vitit 2022 pas skadimit të kontratës me Bayernin.
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk i jep shumë mundësi sulmuesit të ri, kështu që Yildiz ka grumbulluar 36 minuta në pesë paraqitje për Juventusin këtë sezon.
Yildiz bën më shumë paraqitje duke luajtur për Juventus U23, një ekip që garon në kategorinë e tretë. Ai luajti pesë ndeshje atje dhe shënoi dhe asistoi një herë në 420 minuta lojë.
Prandaj Yildiz u vu re në ndeshjen e Turqisë. Së fundmi ai shënoi kundër Gjermanisë në një ndeshje miqësore dhe tani po ndiqet nga një sërë klubesh evropiane.
Arsenali, Liverpool dhe Borussia Dortmund po pyesin për çmimin, me klubin torinez thuhet se kërkon 30 milionë euro. Sipas Transfermarkt, Yildiz aktualisht vlen një milion euro. /Telegrafi/