Telegrafi

Ka luajtur në filma kulti, ka diplomuar në Harvard: Ku ndodhet tani dhe si duket Elisabeth Shue

(Foto: Instagram/Twitter/Getty Images)

Aktorja amerikane, Elisabeth Shue, ka qenë shumë e njohur me rolet e saja në filmat, si “The Karate Kid” (1984), “Adventures in Babysitting” (1987), “Cocktail” (1988), “Back to the Future Part II” (1989), “Back to the Future Part III” (1990), “Soapdish” (1991), “The Saint” (1997), “Hollow Man” (2000) e shumë të tjerë.

Në vitin 1998, ajo ishte nominuar për Oscar, BAFTA, Golden Globe e SAG për rolin e saj në filmin “Leaving Las Vegas”.

Elisabeth ka lindur më 6 tetor 1963 në Wilmington. Nëna e saj ishte nënkryetare në divizionin e bankave private, ndërsa babai i saj ishte avokat dhe investitor.

Së bashku me vëllezërit, u rrit në South Orange dhe prindërit iu shkurorëzuan kur ishte nëntëvjeçare. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ndoqi kolegjin Wellesley, më pas u transferua në Universitetin e Harvardit (në vitin 1985), nga i cili u tërhoq për të ndjekur një karrierë aktrimi.

Ajo ishte vetëm një semestër larg diplomimit. Megjithatë, pas më shumë se një dekade, në vitin 2000, aktorja u kthye në Harvard dhe mori një diplomë në shkencat politike.

Si adoleshente, Shue filloi të aktrojë në reklama dhe debutoi në filmin “Karate Kid”. Aktorja fitoi një rol të mirë në filmin “Cocktail” krahas Tom Cruise, ndërsa më pas rolet filluan të shfaqen në filmat “Back to the Future Part II” dhe “Back to the Future Part III”, ku e zëvendësoi aktoren Claudia Well.

 

Edhe pse shpesh luante tipin e vajzës nga lagja, karriera e saj u shënua nga roli i një prostitute në filmin e vitit 1995, “Leaving Las Vegas”, me Nicolas Cage. Ky rol i dha një nominim për Oscar për Aktoren më të Mirë.

Karriera e Elisabeth lulëzoi pas këtij nominimi dhe filloi të merrte role të ndryshme – nga filmi “The Trigger Effect”, përmes “Harry” të Woody Allen, në të cilin tregoi aftësitë komike, deri te xhirimi i ribërjes me spiunë, “The Saint”, me Val Kilmerin në rol kryesor.

Më vonë luajti në filma më pak të njohur, si “Molly”, “Hide and Seek”, “Bad Behavior”, ndërsa në vitin 2012 u shfaq në sezonin e 12-të të serialit “CSI: Crime Scene Investigation”.

Shue është e martuar me regjisorin Davis Guggenheim që nga viti 1994 dhe kanë tre fëmijë. Sot, herë pas here mund ta shohim në produksione televizive, ndërsa më poshtë shikoni se si duket tani 56-vjeçarja. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/elisabethshue)

 

(Foto: Instagram/Getty Images)

 

(Foto: Instagram/Getty Images)