Telegrafi

A ka lëshuar Gjykata e Hagës urdhër-arrest për presidentë të tjerë?

Vladimir Putin është vetëm presidenti i katërt në detyrë që i është lëshuar një urdhër-arrest nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC).

Para liderit rus, Omar al-Bashir i Sudanit dhe Muammar Gaddafi i Libisë, janë dy prej presidentëve që ishin në detyrë dhe ishin akuzuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës, raporton bbc.

Për Al-Bashirin u lëshua urdhër-arrest në vitin 2009 dhe 2010 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Urdhri i referohej konfliktit që shpërtheu në Darfur në vitin 2003 dhe shkaktoi vdekjen e 300 mijë njerëzve.

Ai u rrëzua më vonë nga posti i presidentit dhe në vitin 2020, sundimtarët e Sudanit ranë dakord ta dorëzonin atë në ICC, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Urdhër-arresti ndërkombëtar për krime kundër njerëzimit ndaj Gaddafit u lëshua gjatë protestave në vitin 2011. Çështja u ndërpre pasi ai u vra vetëm disa muaj më vonë.

Më herët, drejtësia ndërkombëtare akuzoi edhe presidentin e Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, politikani kenian, Uhuru Kenyatta, presidentin liberian, Charles Taylor. /Telegrafi/