Telegrafi

A ka kryer marrëdhënie në veturë dhe a flirtojnë kolegët me Lorin? Këngëtarja përgjigjet në 60 sekonda

Këngëtarja Lori është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët dhe ëmbëlsinë e saj.

Së fundmi, ajo është bërë pjesë e intervistës më të shkurtër 60-sekondëshe, të emisionit ”Prive”.

Edhe pse është bionde, këngëtarja tregoi se nuk e gjen veten në barsoletat me biondina.

Tutje, ajo tregoi se këngët “Zëri yt i ëmbël”, “Amerika”, “Neve po na rrihet”, “Diell”, i cilëson si këngët himn të karrierës së saj, gjersa për këtë të fundit thotë se e ka peng që nuk e realizoi me klip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E pyetur se a ndodh që kolegët e saj të flirtojnë me të, përgjigja e Lorit ishte kategorike, duke thënë “Jo”.

E ndërsa në pyetjen e fundit dhe më pikante se a ka kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale në veturë, këngëtarja vendosi të mos përgjigjet, duke ironizuar se do vë syzet e saj që të mos duket.

Ndryshe, ajo vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/