Telegrafi

Ka klauzolë largimi prej 1 miliard euro, por Barcelona e gatshme ta shes yllin e saj për vetëm 40 milionë

Barcelona ende nuk është dorëzuar për titullin në La Liga, përkundër diferencës prej tetë pikëve.

Megjithatë katalunasit qysh tani kanë filluar të mendojnë për sezonin e ri, ku para se të përforcohen synojnë të shesin disa nga yjet e saj.

Ansu Fati është një nga futbollistët më të talentuar që ka dalë nga La Masia, por nuk i ka arritur pritshmëritë edhe për shkak të lëndimeve.

Lexo po ashtu Barcelona i vendos çmimin përfundimtar Ansu Fatit

Sulmuesi spanjoll është i huazuar te Brighton në Ligën Premier, derisa nuk pritet të rikthehet në Kataluni.

Përkundër se ka një klauzolë largimi nga Barcelona prej 1 miliardë eurove, katalunasit i kanë vendosur një çmim modest sulmuesit anësorë.

Blaugranat janë të gatshëm ta lejojnë Fatin të largohet nëse vije një ofertë prej 40 milionë eurove në klub.

Fati deri më tani ka zhvilluar 18 ndeshje me fanellën e skuadrës angleze ku ka realizuar katër gola dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/