Telegrafi

“One kiss” e Dua Lipës dhe Calvin Harrisit është kënga më e dëgjuar në MTV

Foto: One Kiss/YouTube

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, arriti të shënojë suksese të shumta këtë vit.

‘Billboard’ publikoi pak ditë më parë listën me 10 artistet femra më të dëgjuara gjatë vitit, ku në vendin e pestë renditej këngëtarja shqiptare.

Dua Lipa (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)

Ndërsa së fundmi, ka qenë kanali i famshëm MTV, i cili ka publikuar këngët më të dëgjuara dhe të transmetuara gjatë vitit 2018.

Dua Lipa (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)

Kjo listë kryesohet nga hiti “One Kiss”, të cilën e interpreton këngëtarja shqiptare në bashkëpunim me DJ e famshëm botëror, Calvin Harris.

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet MTV në një artikull dedikuar këngëtares shqiptare, teksa e njëjta më pas e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e saj në InstaStory.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Kjo këngë ritmike me një klip të veçantë, ka qenë një ndër këngët më të spikatura të vitit, e cila ka ngelur gjatë në memorien e njerëzve.

Lexo po ashtu Dua Lipa është artistja e pestë më e dëgjuar e vitit, sipas 'Billboard'

“One kiss” ishte gjithashtu e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në MTV Video Music Awards, por që nuk arriti të triumfojë, pasi ky çmim shkoi në duart e Rita Orës për këngën “Lovely together”, të cilën e solli bashkëpunim me Aviciin. /Telegrafi/