Telegrafi

Ka jetë edhe pas Real Madridit dhe Barcelonës: Yjet që rilindën si Llorente, Theo, Achraf, Digne e të tjerë

Lojtarët pasi që largohen nga dy klubet kryesore të La Liga, Real Madrid dhe Barcelona , zakonisht konsiderohen të përfunduara nga shumë njohës, por ka disa shembuj të futbollistëve që kanë arritur të shkëlqejnë diku tjetër.

Shumica prej tyre luftuan për të treguar cilësinë e tyre në Los Blancos ose te Katalanasit, por nuk ia dolën, ndërsa aktualisht janë ndër më të mirët në Evropë në pozicionet e tyre përkatëse.

Marcos Llorente

Pak mund ta kishin imagjinuar disa vjet më parë që Llorente do të kalonte nga mesfushori mbrojtës në sulm.

Pas largimit të tij nga Real Madridi, reprezentuesi spanjoll është bërë një lojtar kryesor për Atletico Madridin, për të cilin ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tre të tjerë në 15 ndeshje këtë sezon.

Lucas Digne

Nga zëendësuesi i Jordi Albas te një nga mbrojtësve më të mirë të majtë në Ligën Premier, pasi Digne po dallohet te Evertoni këtë sezon së bashku me yjet e tjerë, James Rodriguez, Richarlison dhe Dominic Calvert-Leëin.

Francezi tashmë ka regjistruar katër asistime, dhe ftohet rregullisht për ekipin kombëtar francez të Didier Deschamps.

Achraf Hakimi

I rritur në akademinë e Real Madridit, ai bëri përshtypje të mëdha në huazimin e tij dy-vjeçar te Borussia Dortmund, por Los Blancos vendosi ta shisnin. Ata besuan te Dani Carvajal që ishte zgjedhja e parë e Zinedine Zidanes për krahun e djathë.

Achraf më në fund u transferua te Interi verën e kaluar dhe që atëherë ai ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asistime për ekipin italian.

Marc Cucurella

Kalimi i tij në Eibar ishte një pikë kthese për Marc Cucurella i cili është kthyer nga mbrojtës i majtë në një mesfushor në sezonet e fundit.

Barcelona ishte e lumtur ta shiste atë te Getafe dhe që kur u bashkua me ekipin e Jose Bordalas, ai është thirrur nga Luis Enrique në ekipin kombëtar spanjoll.

Theo Hernandez

Pasi bëri përshtypje me Alaves në vitin 2017, ai luajti si në Real Madrid ashtu edhe në Real Sociedad.

Sidoqoftë, lëvizja e Theo në Milan, ka bërë që lojtari të rilind, duke shënuar shtatë herë dhe duke dhënë pesë asistime sezonin e kaluar në Itali. Këtë vit, Theo ka një gol dhe katër asistime për AC Milan dhe janë lider në kampionat.

Paco Alcacer

Iu deshën 577 minuta për të shënuar golin e tij të parë në Barcelonë, ​​por shënoi 19 gola në sezonin e tij debutues në Borussia Dortmund.

Pas kthimit të tij në Spanjë te Villarreal, ai ka shënuar nëntë gola dhe ka shpërndarë dy asistime në 11 ndeshje.

/Telegrafi/