Site icon Telegrafi

Ka humbur shumë peshë, Vera Ora i bën një koment epik në shqip Ritës: Të duhet një pite

Ajo është njëra prej këngëtareve shqiptare më të suksesshme në tregun muzikor ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar në karrierë e po ashtu edhe të marrë pjesë nëpër evente të ndryshme.

Biondja ka bërë një ndryshim drastik në pamje, duke qenë se ka humbur disa kilogramë.

Kjo është vënë re dukshëm në bazë të imazheve të reja që ndan vazhdimisht me ndjekësit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rita Ora

Asaj së fundmi i është bërë një koment epik nga e ëma, e cila i thotë se i duhet pite për shkak të këtij ndryshimi.

Foto: Screenshot/Instagram

“Një pite të duhet se ligsht”, ka qenë komenti i Vera Orës.

Rita përndryshe tani është duke punuar në albumin e ri “You & I”, i cili pritet të lansohet i plotë më 14 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version