Telegrafi

Ka humbur babanë, shoqen e ngushtë dhe të dashurin – Fjolla Morina thotë se jeta reale e frymëzoi për këngën e re

Foto: Fjolla Morina/Instagram

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, javë më parë ka sjell baladën e re në bashkëpunim me Valon Bytyqin.

“Si ta pranoj” titullohet kjo këngë, teksti i së cilës u dedikohet personave të ikur nga kjo jetë, e që gjithashtu janë pjesë e jetës personale të këngëtares.

E ftuar në “Prive”, Fjolla ka rrëfyer historinë e këngës “Si ta pranoj”, duke thënë se në vargjet e saj mund ta gjejë veten çdo njeri që ka humbur dikë në këtë botë.

Fjolla ka humbur babanë, shoqen e ngushtë dhe të dashurin e saj, dhe mesa duket mungesa e tyre është “shkrirë” në dëshirën për ta realizuar një këngë kaq të ndjeshme.

Ajo ka thënë se si natyrë është shumë e dhimbsur kur ndahet përjetësisht me dikë, dhe ngjarjet e tilla e frymëzuan drejt përpunimit të kësaj kënge.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithëse e pyetur për sekuencat e klipit te varri dhe përqafimi i një busti, Morina refuzoi të përgjigjet duke thënë se këtë pjesë preferon ta mbajë personale.

Një detaj tjetër interesant i cekur gjatë intervistës, është fakti se të gjitha të ardhurat e kësaj kënge nga klikimet në kanalin YouTube, këngëtarja ka vendosur t’i japë për bamirësi. /Telegrafi/