Rap-artisti i njohur shqiptar, Bardhi, pas katër vitesh është larguar nga kompania SBS Entertainment.
Ai tashmë është nën menaxhim të Naser Qelit, i cili përkujdeset për projektet e po ashtu edhe për angazhimet e tjera të këngëtarit.
Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3 ka njoftuar së fundmi se po vazhdon punën për këngë të reja.
Në një fotografi krah Qelit, reperi nga Kumanova thotë se ka gati mbi 10 këngë se po vjen me album.
“Mbi 10 këngë, album i ri. Së shpejti”, ka shkruar ai.
I njëjti tutje theksoi: “Mezi po pres me fillu me këngën e parë. Në shtator fillojmë”.
Bardhi u largua nga SBS pas daljes nga Big Brother, ku ishte përfshirë në një sherr me ish-menaxherin, në të cilin bënte pjesë edhe partnerja e tij, Sara Gjordeni. /Telegrafi/